Nderohen 23 heronjtë e policisë të rënë detyrë

Aktuale

Nderohen 23 heronjtë e policisë të rënë detyrë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Përmes organizimit të lojërave sportive të mbajtura në Gjakovë, Sindikata e Policisë së Kosovës nderoi dhe përkujtojë 23 heronjtë e Kosovës, të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës zyrtare.

Në komunikatë thuhet se sindikata e PK-së si ç’do herë vazhdon t’i përkrah dhe mbështet zyrtarët policorë në aspektin sindikal, e po ashtu duke mos i harruar kurrë edhe familjarët e policëve të renë në kryerje të detyrës, ku bijtë e tyre dhanë atë me sublimen, dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ky event sportiv i organizuar nga Sindikata e PK-së u përkrah dhe u mbështet me donacione nga donator të ndryshëm të cilëve në shenjë falënderimi iu janë ndarë mirënjohje.

Ndërsa, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri me bashkëpunëtor, përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, përfaqësues të FSK-se, KFOR-it, si dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.

Afrim Bunjaku, rreshter në Policinë e Kosovës ishte polici i fundit që ra në detyrë më 24 shtator në sulimin terrorist serb në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat