Bislimi: Masat ndaj Kosovës janë të padrejta, i takon KE-së kur do t’i largojë

Aktuale

Bislimi: Masat ndaj Kosovës janë të padrejta, i takon KE-së kur do t’i largojë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Zv.kryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se në BE ka një dakordim informal që masat ndaj Kosovës janë të dëmshme dhe të padrejta.

Por sipas tij, se kur ato do të largohen i takon Komisionit Evropian.

Unë mendoj që në BE ka një dakrodim informla që masat ndaj Kosovë janë të pa drejta dhe janë të dëmshëm. Tash se si ata mund ta gjejnë mekanizmin për largimin e këtyre masave i takon Komisionit Evropian.

Ajo që është e pa sakte është që për këtë kërkohet votim në Këshillin Ministrorë, masat as që janë vendosur në votim as nuk hiqen me votim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat