A do të shkojë për t’i takuar minatorët, Kurti: Më duhet të shkoj, po më pret gazetari gjerman

Aktuale

A do të shkojë për t’i takuar minatorët, Kurti: Më duhet të shkoj, po më pret gazetari gjerman

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen se a do t’i vizitojë minatorët e Trepçës që kanë hyrë në grevë urie që tri ditë për shkak të pakënaqësisë për kushtet e punës.

Ai ka ndërpre konferencën me arsyetimin se është duke e pritur gazetari gjerman Erich Rathfelder .

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë urie prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e tyre janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat