Tahiri thotë se pranimi i Asociacionit është dashur të kushtëzohet me njohjen de-jure nga Serbia

Aktuale

Tahiri thotë se pranimi i Asociacionit është dashur të kushtëzohet me njohjen de-jure nga Serbia

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:23
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e Qeverinë Kurti në raport me dialogun e Brukselit.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës në këtë proces ka paradigmë nënshtruese.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kosova e ka pranuar Asociacionin pa e kushtëzuar me njohjen de jure nga Serbia.

“Paradigma nënshtruese e Kosovës: 1. të sulmuar; 2. të ndëshkuar; 3. pranimi i asociacionit pa kushtëzuar njohjen de jure nga Serbia”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat