“Mos pritni marrëveshje”, Bislimi befason me deklaratën – ‘godet’ Borellin, përmend “shkopinjtë amerikanë”!

Aktuale

“Mos pritni marrëveshje”, Bislimi befason me deklaratën – ‘godet’ Borellin, përmend “shkopinjtë amerikanë”!

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:06
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka reaguar pas takimeve të mbajtura në Bruksel, në mes liderëve të shteteve anëtare të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se në tavolinën e bisedimeve mungoi Amerika, prandaj sipas tij nuk mund të pritet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përdryshe, politika e përkëledhjes së vazhdueshme ndaj Serbisë nga Borell & Co, veçsa do e rrisë koston politike e të sigurisë me jo vetëm për rajonin por për krejt Evropën! Lojaliteti i Beogradit ndaj Rusisë nuk thyhet me “karrotat evropiane”, por vetëm me “shkopinjtë amerikanë!””, shkroi ndër të tjera Bislimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në tavolinën e gjerë e të gjatë të Brukselit ishin ulur liderët kryesorë të BE-së, përballë Kosovës e Serbisë, ndaras, por aty mungonte dikush! Aty mungonin vetëm ata që realisht mund të çojnë në histori këtë punën e dialogut! Aty mungonin SHBA-të! Prandaj as sot, as nesër dhe asnjëherë deri sa asaj tavoline t'i bije dora e Amerikës, mos pritni marrëveshje!

Përdryshe, politika e përkëledhjes së vazhdueshme ndaj Serbisë nga Borell & Co, veçsa do e rrisë koston politike e të sigurisë me jo vetëm për rajonin por për krejt Evropën! Lojaliteti i Beogradit ndaj Rusisë nuk thyhet me "karrotat evropiane," por vetëm me "shkopinjtë amerikanë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat