Bastisen shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, nga Specialja deklarohen për aksionin

Aktuale

Bastisen shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, nga Specialja deklarohen për aksionin

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:17 Përditësuar në ora: 11:13 më 30.10.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Specialja konfirmon bastisjet e sotme, por pa detaje të hollësishme!

Nga: M.Lakna

Sot në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, si dhe në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot” se është duke i kryer disa operacione në Kosovë, mirëpo nuk ka dhënë të tjera detaje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për gazetën “Bota sot”.

Edhe avokati i Blerim Shalës Artan Qerkini e ka konfirmuar bastisjen.

Qerkini u shpreh se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Nga ana tjetër, burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se tashmë është bastisur shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ku sipas informacioneve të para janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Bastiset banesa e Blerim Shalës ish-këshilltarit të Thaçit

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini.

Qerkini u shpreh se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Shala ka qenë nënkryetari i AAK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, e më pas ka mbajtur postin e koordinatorit për bisedime me Serbinë, derisa u emërua këshilltar i ish presidentit.

Gjatë bastisjeve që janë kryer, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Detaje nga aksioni i Speciales: Bastiset shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Po raportohet për një operacion të ndërmarrë sot nga Gjykata Speciale, që është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet. Teksa aksioni po vazhdon, media ka mësuar detaje të reja për kontrollet që janë kryer deri më tash.

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se tashmë është bastisur shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ku sipas informacioneve të para janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Të njëjtat burime thonë se se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Aksion i Gjykatës Speciale, fillojnë bastisjet në Prishtinë

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet.

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Mësohet se rasti lidhet me procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat