Eksperti: Jo vetëm në veri, mund të kemi incidente dhe në këto komuna në Kosovë

Aktuale

Eksperti: Jo vetëm në veri, mund të kemi incidente dhe në këto komuna në Kosovë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nuk është vetëm veriu i Kosovës i rrezikuar për incidente të ardhura nga Serbia.

Ai tha se mund të ndodhin incidente edhe në komunat në jug të vendit, siç janë Kamenica dhe Gjilani, ku ka elemente që mund të nxiten nga struktura të ndryshme serbe.

“Jo vetëm në Veri, sepse tani forcat ndërkombëtare janë të fokusuara edhe mekanizimi i sigurisë së Republikës së Kosovës, është i fokusua në veri. Pra kemi prezencë të mjaftueshme të strukturave të sigurisë, por mbetet frika te pjesa tjetër e Republikës së Kosovës, është pjesa e jugut, ne me Serbinë na ndajnë më shumë se 300 kilometra”,-tha Drizan Shala.

I pyetur se cila komunë mund të jetë me një shkallë shumë të lartë rrezikshmërie, Drizan Shala tha se kjo mund të ndodh në ato komuna ku ka shumicë serbe.

“Çështja do duhet të kanalizohet në aspektin e demografisë sepse komunat që kanë demografinë brenda strukturës së saj nga komuniteti serb, potenciali është më i lartë që të kemi një aktivitet të caktuar në ato komuna. Mund të kemi incidente dhe situata të palakmueshme, në komunën e Kamenicës dhe të Gjilanit, se këtu ka elemente që mund të nxiten”,-tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat