Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Aktuale

Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 14:26
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën dhe se, nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

E sipas tij, këto dy shtylla të paramenduara si të hekurta në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna të zbatimi i marrëveshjes.

“Nuk ka asociacion të mirë për Kosovën. Nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim”, ka shkruar Murati.

“Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat