Aktakuza për përleshjen në Kuvend, Beqa: Nuk ndihemi fajtorë, u sulmuam nga zëvendëskryeministri

Aktuale

Aktakuza për përleshjen në Kuvend, Beqa: Nuk ndihemi fajtorë, u sulmuam nga zëvendëskryeministri

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 18:09
Hajdar Beqa

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku, dhe  Bekim Haxhiu si dhe ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi lidhur me përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës.

Beqa në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që nuk ndihet fajtor, përkundrazi ndihet i dëmtuar.

“Unë atë ditë kam shku për t’i ndarë që të mos sulmohet deputeti Lushtaku, i cili është sulmuar nga zëvendëskryeministri”, ka thënë Beqa.

“Unë thashë, aty kam dalë mes dhjetëra deputetëve, normal që jemi shtyrë mes vete dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”.

“Përkundrazi, e ndiej veten të dëmtuar dhe nuk ndihemi fajtorë me veprimet tona. Megjithatë, e konsideroj që fajtorë duhet të ndihen zëvendëskryeministri dhe anëtarë të qeverisë që i kanë fy dhe sulmu deputetët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat