​Suspendohen pesë punëtorë të Trepçës, këta janë të suspenduarit

Aktuale

​Suspendohen pesë punëtorë të Trepçës, këta janë të suspenduarit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Drejtoria e Ndërmarrjes Trepça ka suspenduar sot nga puna pesë punëtorë të saj, për shkak të siç thuhet kanë shkelur ligjin për greva dhe kanë rrezikuar shëndetin dhe jetën e minatorëve.

Lajmin e ka konfirmuar, Gani Osmani, njëri nga të suspenduarit.

"Po jam suspenduar sot. Vendimin e kam marre jo nga rrugët zyrtare, por ndryshe", ka thënë shkurt Osmani pa precizuar se në cfarë forme ka marrë vendimin për suspendim.

Media mëson se të suspenduarit tjerë janë Ibrahim Januzi, Destan Kërleshi, Fevzi Ademi dhe Eset Meha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat