A është i domosdoshëm nënshkrimi i marrëveshjeve?

Aktuale

A është i domosdoshëm nënshkrimi i marrëveshjeve?

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:37
Foto nga takimi

Pas takimeve të fundit në Bruksel mes liderëve evropianë me palën kosovare dhe atë serbe, u deklarua se është arritur një lloj dakordimi, për draftin e asociacionit, megjithëse nuk u nënshkrua asgjë. E mos nënshkrimi i marrëveshjeve, pavarësisht nga cila palë vjen, sipas njohësve të fushës nuk përbën problem, mjafton që të arrihet një pajtim verbal drejt normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Takimet e 26 tetorit në kryeqendrën evropiane përfunduan pa ndonjë rezultat konkret.

Pavarësisht vullnetit të palës kosovare për pranimin e draftit evropian për asociacionin, pala serbe nuk pranoj ta nënshkruaj atë.

Mirëpo refuzimi i këtyre të fundit, nga njohës të fushës po konsiderohet se nuk përbënë problem.

Njohësi i rrethanave politike, Visar Xani thotë se nënshkrimi është vetëm pjesë formale.

“Është me rëndësi që të kemi të paktën marrëveshje e cila është e detyrueshme në zbatim. Ndërsa sa i përket nënshkrimit të saj duhet të jetë kushti kryesor, për shkak që edhe pa nënshkruar atë, Serbia e ka obligim për t’a zabtuar, dhe në të njëjtën kohë nëse njëra palë nuk e zbaton patjetër që janë garantuesit ndërkombëtarë që pritet të marrin masa”, tha njohësi i qështjeve politike, Visar Xani.

Edhe politologu, Shkodran Ramadani thotë se procesi drejt normalizimit mes të dyja vendeve mund të vazhdojë edhe pa nënshkrim.

“Sipas konventave ndërkomëbtare nuk është i domosdoshëm nënshkrimi. Është i mjaftueshëm pajtimi verbal mes palëve në momentin kur në tryezën e diskutimeve ndërmjetësuesi i pyet të dy palët a jeni të pajtimi më këto kushte”, u shpreh politologu, Shkodran Ramadani.

Tutje, Ramadani tregon të vetmin ndikim që mund ta bart mos – nënshkrimi nga palët.

“Efekti ligjor është i plotë. Çka mund të prodhojë efekt është fakti që palët e treta si Spanja, Qipro.. mund ta interpretojnë si marrëveshje jo të plotë dhe të mos lëvizin nga pozicioni i tyre. Psh deri tash nuk ka asnjë shenjë pozitive nga vendet mos njohëse të BEsë që do ta njohin Kosovën”, tha Ramadani.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishin ftuar në Bruksel të enjten e kaluar, në kuadër të një samiti të BE-së, pas propozimit të planit të tyre për draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat