Tomë Gashi: Bëmë mëkat të pafalshëm kur e themeluam Specialen

Aktuale

Tomë Gashi: Bëmë mëkat të pafalshëm kur e themeluam Specialen

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:38
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi tha se vendi ka bërë mëkat të pafalshëm kur ka vendosur për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ne kemi bo mëkat shumë të madh para 8 vjetëve, më 3 gusht 2015, dhe pas atij mëkati të pafalshëm tani këto janë mëkatë tepër të vogla, mujna me majt tema televizve, mujna me protestu kapak, po bash kurfarë ndikimi nuk ka në punën e Gjykatës Speciale”, tha Gashi në Pressing.

“Këto situata kanë qenë më herët dhe kanë me qenë permanent derisa Gjykata Speciale të ekzistojë, sepse fatkeqësisht ata 82 deputetë kur kanë votu me 3 gusht të vitit 2015, nuk e kanë përcaktu as kohën sa ka me zgjatë Gjykata Speciale as ku kanë me përfundu këto dosje të Gjykatës Speciale…Tash jemi me një situatë të tillë që mujm veç me vajtu por me parandalu nuk mujmë, imunitet nuk ka kerkush hiç”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat