Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: E duam Serbinë në BE

Aktuale

Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: E duam Serbinë në BE

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:04
Von der Leyen- Aleksander Vuciq

Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot ka qëndruar në Beograd.

Fillimisht, ajo është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili pas takimit me të tha se ka pasë “bisedë shumë të mirë” me të.

“Kemi pasur bisedime shumë të mira, do t’i kemi gjithë ditën, jam i kënaqur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, ardhja e saj në Beograd është shumë e rëndësishme për ne, tha Vuçiq pas takimit, raporton RTS

Ndërkaq, von der Leyen theksoi se BE-ja dëshiron Serbinë në Union.

Vuçiq tha se “BE-ja si partneri më i rëndësishëm ekonomik do të thotë jetë për qytetarët e Serbisë”, derisa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja.

“Republika e Serbisë është partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor. Republika e Serbisë ka një peshë prej 50 për qind në eksportin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Pra, vetë Serbia 50 për qind, të gjitha të tjerat 50 për qind dhe po ashtu në dhjetë vitet e fundit ka arritur mesataren më të lartë të rritjes vjetore të eksporteve në Bashkimin Europian në vlerë prej 14.4 për qind”, tha Vuçiq.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, von der Leyen theksoi se qëndrimi europian është që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia njohjen de facto për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat