Aksioni i Gjykatës Speciale, reagon avokati Koci

Aktuale

Aksioni i Gjykatës Speciale, reagon avokati Koci

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:01
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka kritikuar Gjykatën Speciale për mungesë të transparencës në rastin e bastisjeve e shtëpive të këshilltarëve të ish-Presidentit Thaçi.

Sipas Kocit, megjtihëse hetimet janë të fshehta, është mirë që Specialja të ndaj më shumë informacione për publikun në lidhje me aksionet e tyre.

Sidomos, kur kihet parasysh fakti se bëhet fjalë për ish-Presidentin e Republikës.

Postimi i plotë i Kocit:

Nuk ka obligim ligjor Prokurori i Specializuar, por ne si publik duhet ta kemi informatën bazike se pse po ndodhin bastisjet te thuaja të gjithë bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Thaçi!

Çka po ndodh?

Sa më shumë ka informata publiku, më shumë i beson Dhomave të Specializuara.

Natyrisht, nuk po kërkoj që të zbulohen informatat sensitive që kanë të bëjnë me rrjedhën e hetimit.Jam i vetëdijshëm që hetimi është i fshehtë.

Por, mund të gjindet një mes: duam pak më shumë informata se çka dhe pse po ndodh?

Në fund të fundit, z. Thaçi ka qenë president i Kosovës dhe njëri ndër bartësit e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat