Jashari për bastisjet: ‘Gjueti Speciale’ e presion ndaj gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë proces!

Aktuale

Jashari për bastisjet: ‘Gjueti Speciale’ e presion ndaj gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë proces!

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit, Gjykata Speciale, ka bastisur banesat e tre ish-këshilltarëve të presidentit Thaçi.

Bastisje, muaj më parë, ka patur edhe tek banesa e një ish-këshilltari tjetër të ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Në lidhje me këto bastisje ka folur  drejtori ekzekutiv i Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari.

Jashari tha se dështimet në prova dhe dëshmitarë për të dënuar krerët e UÇK-së, Specialja, po mundohet t’i kompensoj duke tentuar të siguroj prova.

Ai tha se ky është presion ndaj gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë proces.

“Gjueti Speciale.Dështimet në prova dhe dëshmitarë për të dënuar krerët e UÇK-së, me proces ligjor, prokuroria Speciale me seli në Hagë, po mundohet të kompensoj duke tentuar të siguroj prova gjoja “për ndërhyrje në proces ligjor” me konfiskimin e telefonave përsonal, të figurave kryesore bartës të luftës çlirimtare, dhe me bastisje të personaliteteve që kanë bashkëpunuar me z.Thaçi sa ishte president.Kjo nuk është drejtësi, kjo nuk i ngjanë vlerave që promovon BE. Ky është presion ndaj të gjith atyre që nuk pajtohen me këtë proces dhe që janë kritik” deklaroi Jashari.

Ai tutje tha se sa më shumë presion nga kjo Porkurori, aq më shumë do të ketë bindje e mobilizim se ky proces është politik dhe i padrejtë

“Sa ma shumë presion nga kjo prokurori, aq më shumë do të ketë bindje e mobilizim se ky proces është politik dhe i padrejtë. Se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se krerët e saj janë padrejtësisht të arrestuar” deklaroi Jashari.

Pas bastisjeve të fundit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reaguar ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi Adil Behramaj.

Behramaj përmes një statusi në “Facebook” , bastisjet i ka quajtur të parecencetë.

“Stafi i zellshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, po provon t’i gjejë arsyet e dështimit të tyre nëpër shtëpitë tona. Dje shkuan te Bashkimi e Blerimi, sot tek Artani. Të gjithë këta, para se të ishin këshilltarë të presidentit, janë njerëz të dëshmuar në jetën publike dhe institucionale të shtetndërtimit të Kosovës, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare.Bastisja e sotme tek Artani është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë dhe përpjekje për ta shurdhuar çdo zë kritik. Është vërtet e paprecedent kjo qasje. Është e pabesueshme sesi përndjekja po shihet si drejtësi nga kjo prokurori, e cila as që mërzitet për të drejtat e njeriut!Nëse sjellja e kësaj prokurorie është reflektim i vlerave perëndimore për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, atëherë është tejet e dhimbshme ku qenkan katandisur këto vlera. Në të kundërtën, kjo sjellje nuk do të duhej të tolerohej as nga ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë” shkruan Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat