Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Aktuale

Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:10
Ditmir Bushati

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se duhet të ndodhë shtensionimi i raporteve qeveritare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë.

Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat