Paçarizi: Cilido variant i Asociacionit është kancer për Kosovën

Aktuale

Paçarizi: Cilido variant i Asociacionit është kancer për Kosovën

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 22:01
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se cilido variant i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kancer për Kosovën.

Në emisionin Rubikon kështu ai ka thënë pas publikimit të një draft-statuti për Asociacionin nga portali Paparaci, ku pretendohet se është varianti për të cilin është pajtuar kryeministri Albin Kurti.

“Kam qenë dhe jam gjithmonë kundër Asociacionit në secilin variant sepse mendoj është kancer për Kosovën. Cilido variant mund evoluojë. Kosova momentin kur ka humb autonominë, është bërë shtet. Edhe këtu ekziston ai rrezik”, ka thënë Paçarizi.

Tutje, ai ka thënë se do të dëshironte ta shihte draftin në fjalë në gjuhën angleze, pasi që sipas tij, ky dokument nuk është i përkthyer mirë në gjuhën shqipe.

“Unë e kam një telash me këtë dokument. Kisha pasur qejf me pa në gjuhën angleze, përkthimi nuk është i mirë. Ky dokument po flet për shoqatën, shoqatë në gjuhën angleze duhet të jetë Asociacioni. Dikush thotë Asociacion, dikush shoqatë, nuk e di cili term ka vlejtur për autonomi, cili term ka vlejtur për vetëqeverise. Prandaj ka shumë paqartësi dhe ne këtu jemi ashtu ‘lost in translation’ në këtë far dokumenti komplet”.

Sipas tij, ky dokument nuk është që ofron shumë për ta bërë një diskutim substancial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat