Abdixhiku: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

Aktuale

Abdixhiku: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

Nga: M.L. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:40
Foto nga protesta e sotme e pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e konsideron si trishtuese dhe dëshpëruese protestën e sotme të pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues, që është njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, e njohur si FIT.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar se njësia më elitare e shtetit po poshtërohen nga Qeveria aktuale.

Trishtim.

Dëshpërim.

Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë”, shkruan Abdixhiku në postimin e tij.

Ndryshe, Njësiti FIT po shpreh pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar njëherësh kanë kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat