Dy njësitë e policisë që protestuan kërkojnë që shtesat e rrezikshmërisë të jenë 50 përqind e pagës bazë

Aktuale

Dy njësitë e policisë që protestuan kërkojnë që shtesat e rrezikshmërisë të jenë 50 përqind e pagës bazë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk dëshirojmë të përdoremi për qëllime politike.

Kështu thanë sot pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës në protestën e tyre para Qeverisë.

Përfaqësuesi i tyre sot para mediave tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale.

“Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, ka thënë ky përfaqësues.

“Nuk përfaqësohemi nga askush, prandaj kërkojmë edhe mirëkuptim në këtë aspekt. Pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk dëshirojmë të përdoremi nga askush për qëllime politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat