Reagimi ironik nga Bajqinovci: Kështu si po vazhdon, Përparim Rama do të përvetësojë edhe meritat për liberalizim të vizave

Aktuale

Reagimi ironik nga Bajqinovci: Kështu si po vazhdon, Përparim Rama do të përvetësojë edhe meritat për liberalizim të vizave

Nga: M.H. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka bërë një reagim ironik me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Ai u shpreh se Rama po i përvetëson meritat e të tjerëve, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu Bajqinovci tregon mesazhin e radhës që do ta bëjë kryetari Rama në ditët në vijim duke theskuar që do të marr edhe meritat për liberalizim të vizave.

Postimi i plotë

Qysh është duke vazhduar me metodën e përvetësimit të meritave për punën e të tjerëve, nuk është larg mendësh që mesazhi i radhës nga Kryetari i Prishtinës të jetë ky:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Si rezultatit i punës sime 25 orë në ditë bashkë me Kabinetin tim, qytetarët e komunës së Prishtinës por edhe më gjërë, nga 1 janari 2024, do të udhëtojnë pa viza. Pra, urime liberalizimi i vizave me 1 janar që ua solla unë dhe koalicioni që e kam bërë në Prishtinë brenda dhe jashtë LDK-së.

Besoj nuk ka nevojë të ju rikujtoj se pa mua, nuk do ndodhte liberalizimi i vizave.

Sa i përket shpenzimeve kapitale, mos u brengosni se para kemi sa të duash, mbi 50 milionë kanë me tepru. Kërkoj mirëkuptim nga ju për këtë suficit të madh sepse e kuptoni që jam marrë intensivisht me çështja të mëdha, në të cilat po korrim rezultate kolosale çdo ditë e më shumë.

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat