​Arrestohen 51 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit tetor

Aktuale

​Arrestohen 51 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit tetor

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit tetor 2023, kanё realizuar urdhëresat e gjykatёs ndaj personave tё kёrkuar.

Gjatё tetorit janё arrestuar 51 persona tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale.

Disa prej tyre janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente, thuhet në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat