Presidenca pranon letër nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Aktuale

Presidenca pranon letër nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:01
Vjosa Osmani

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar një letër nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se çka përmban letra, duke shtuar se sapo ta sheh, do të njoftoj për përmbajtjen.

“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, është përgjigjur shkurt Kupina.

Javë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e refuzoi dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, me arsyetimin se ka shkelje të procedurave kushtetuese dhe ligjore në zgjedhjen e tij.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, kishte deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat