Kurti: Për të luftuar diskriminimin dhe format e pabarazisë do të flasim sot, nesër e çdo ditë

Aktuale

Kurti: Për të luftuar diskriminimin dhe format e pabarazisë do të flasim sot, nesër e çdo ditë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, ka thënë se sllogani “Unitet në Diversitet” është i qëlluar sepse siç tha ai, diversiteti është gjendja, ndërsa uniteti është synimi.

Sipas Kurtit, ky synim, pra uniteti nuk është një i tillë që e mohon ose e shpërfillë gjendjen diveristetin, por përkundrazi e forcon dhe e lartëson atë.

“Ne jemi këtu me përkushtimin që të mos lejojmë që diskiminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Për të luftuar këtë, për të luftuar diskriminimin dhe format e pabarazisë ne jemi këtu sot dhe do të flasim nesër e çdo ditë. Pra duhet të fasim sot, nesër, për çdo ditë por edhe të veprojmë e të dëshmohemi me mbështetje financiare e konkrete”, tha Kurti.

Ndryshe, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se ky samit është një platformë e duhur për ta ngritur zërin kundër diskriminimit të çfarëdo lloji, por edhe për ta ri-forcuar përkushtimin institucional kundër diskriminimit racor në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat