Rashiq e quan manipulues Vuçiqin: Nuk pres asnjë veprim racional nga ai

Aktuale

Rashiq e quan manipulues Vuçiqin: Nuk pres asnjë veprim racional nga ai

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:50
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, duke e cilësuar manipulues si në skenën politike në Serbi por edhe në procesin e Dialogut.

Rashiq theksoi se Vuçiqi tenton të bëj vetën faktor në procesin e negociatave me Kosovë, duke shtuar se nuk pret ndonjë veprim racional.

“Unë nuk pres asnjë veprim racione dhe mos të them normale prej tij nga aspekti verbal dhe aktiviteteve politike përveç ajo që tha që do të provojë ë fuqizojë vetën, vetëm që të jetë i konsideruar si një organ ose një person i pa shmangshëm në procesin e negociatave dhe në veçanti në arenën ndërkombëtare. Fatëkeqsisht për këtë moment e ka të drejtë që është i pashmangshëm, pasi paqja ose hapat pozitive nuk bëhen vetëm nga njëra anë por duhet edhe na tjetër po ashtu. Megjithatë unë jam optimist edhe pse prej fillimit ka nis me takime teknike dhe politike pa kurrfarë rezultat, por kohë me hapa të vogël ne po arrijmë deri diku. Tash për shembull kemi një draft serioz të marrëveshje përfundimtare… ose siç është draft i Asociacion… Kjo për mua është një progres jashtëzakonisht i madhe duke i krahasuar me negociatat kemi filluar nga 2011 dhe vazhdon deri më sot”, ka thënë Rashiq.

Edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Rashiq kritikoi presidentin serb.

“Manipulon aq ekstrem… Do të kemi një kthim të ish-presidentin Nikoliq dhe Sheshel futet në garë ndo ku, siç thash më herët i përdorë çdo mjet që ka. Tash ka nis një proces të korruptimit të votuesve… Skena politike në Serbia është kaotike dhe e rrezikshme për shkak të Vuçiq”, ka shtuar Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat