Ja arsyet që deputeti i PDK-së po e fton Prokurorinë të nisë hetimet ndaj Qeverisë

Aktuale

Ja arsyet që deputeti i PDK-së po e fton Prokurorinë të nisë hetimet ndaj Qeverisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:45
Hisen Berisha

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje buxhetin për vitin 2024. Kryeministri, Albin Kurti ka bërë me dije se buxheti do të jetë në vlerë prej 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ky buxhet po vlerësohet si regres ekonomik nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.

Ai në një përgjigje për Insajderi tha se buxheti është dashur të jetë mbi 4 miliardë.

“Duke marr parasysh inflacionin në Kosovë, i cili për 2023 ishte 25% deri 30% dhe duke pasur parasyshë se, nuk parashikohet trend i rënjës së inflacionit atëherë projeksionei i buxhetit të Kosovës për vitin 2024 është dashur të jet mbi 4 miliardë euro! Por, nga ky projekt-buxhet, po shihet se ka pas keqmenaxhim dhe rënie të fuqisë së konsumit, që do të thotë rënje e fuqisë blerëse dhe kjo si pasojë e mos ndarjes së të ardhurave të qeverisë në mënyrë të barabartë, përkatësisht, dhe keqmenaxhimit të financave publike nga kjo qeveri“, pohoi Hyseni.

“Prandaj, unë e ftoj Prokurorinë e shtetit, të nisë urgjent hetimet ndaj Qeverisë së  Kosoves, për të zbardhur  keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e buxhetit, si dhe faktin se, si u shpenzuan mbi 8 miliardë euro!? Si dhe pse deshtuan investimet kapitale“, tha Hyseni.

Teksa pati edhe disa pyetje për kryeministrin që kanë të bëjnë me FSK-në.

“Nëse paska kaq shumë rritje,  a mundet Kryeministri me na i sçaru dy pytje, që i kam për mbrojtjen:

1. Sa nga milionat e rritur për FSK që janë nga Fondi pë Siguri, janë destinuar për armatim të FSK?

2. A do të jetë i hapur edhe këtë vit buxhetor, Fondi i Sigurisë?

Pra kjo rritje 22% a vjen nga fondi për Siguri”, pyeti Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat