Hoti: Njoha de facto nga Serbia hap i parë drejt epilogut me njohje të plotë

Aktuale

Hoti: Njoha de facto nga Serbia hap i parë drejt epilogut me njohje të plotë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:04
Afrim Hoti

Kërkesë e Bashkimit Evropian është që Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.

Të njëjtën gjë e kërkoi edhe gjatë vizitës së saj në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Por, se në rast se Serbia njeh de facto Kosovën, profesori i shkencave politike Afrim Hoti ka thënë se ky është hapi i parë drejt epilogut me njohje të plotë.

“Po, mendoj që gjithsesi. Tashmë, të dyja palët janë në labirint, kurse fundi i këtij labirinti do të jetë njohja faktike nga ana e Serbisë dhe krijimi i Asociacionit nga ana e Kosovës. Zaten, edhe nuk ka ndonjë alternativë tjetër dhe kjo tashmë është e qartë, ka qenë e qartë edhe më herët por si duket rrjedhja e ngjarjeve të fundit, e kam fjalën për 24 shtatorin në Banjskë në një farë forme ka dinamizu gjithë procesin dhe ka ngrit nivelin e zotimeve, respektivisht të kërkesave të Bashkimit Evropian që çështja duhet të trajtohet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat