Profesori Hoti: Sikur Qeveria të koordinohej me EULEX-in dhe KFOR-in, ndaj Serbisë do të merreshin masa

Aktuale

Profesori Hoti: Sikur Qeveria të koordinohej me EULEX-in dhe KFOR-in, ndaj Serbisë do të merreshin masa

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Afrim Hoti 

Sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar rrjedhën e dialogut në mes të dyja vendeve.

Nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga Kosova në vazhdimësi po kërkojnë sanksione ndaj Serbisë.

Kjo, për shkak që sulmi ishte kryer nën organizim të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Por, profesori i shkencave politike Afrim Hoti thotë se ka përshtypjen që Kosova është ngutur me kërkesa.

Dhe, këtë e thotë për shkak se do të duhej të kishte koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

E, sikur kjo të ndodhte, sipas Hotit masat ndaj Serbisë do të merreshin.

“Këtu e kam fjalën, në radhë të parë për KFOR-in dhe EULEX-in dhe sipas mendimit tim ky ka qenë gabimi fatal që ka ndodhë dhe si rrjedhojë e këtij gabimi ne ende kemi BE-në pa një pozicion zyrtar. Në rrethana të tjera mendoj se sikur veprimet të koordinoheshin mes qeverisë së Kosovës, EULEX-it si trupë e BE-së dhe KFOR-it si faktor për ruajtjen e  kufijve të Kosovës me një raport të detajuar të bazuar në argumente i njëjti do të duhet t’u dërgohej autoriteteve në Bruksel dhe jam shumë i bindur që mbi bazën e këtij raporti pastaj do të merreshin masat”, është shprehur Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat