Vitia aprovon kërkesën për furnizim të Veriut me barna, Szunyog: Shpresoj të dorëzohen shpejt

Aktuale

Vitia aprovon kërkesën për furnizim të Veriut me barna, Szunyog: Shpresoj të dorëzohen shpejt

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij kanë aprovuar pa humbur kohë kërkesën për të furnizuar spitalet dhe qendrat e shëndetit në komunat me shumicë serbe

Szunyog ka thënë se shpreson që ato do të dorëzohen së shpejti.

 “Vlerësojmë miratimin e shpejtë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij në kërkesën për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës.

Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat