Pos shtëpisë, Specialja bastis edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë

Aktuale

Pos shtëpisë, Specialja bastis edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Pos shtëpisë së tij në Lubizhdë të Malishevës, EULEX ka bastisur edhe banesën e Isni Kilajt në Prishtinë.

Isni Kilaj, ish-kryetari i Malishevës është caku tjetër i bastisjeve të Gjykatës Speciale.

Vëllai i Isni Kilajt, Fatmiri, ka treguar që pjesëtarët e EULEX-it “kanë ardhur në ora 06:00 të mëngjesit në fshatin Lubizhdë të Malishevës”.

Ai ka treguar se është lajmëruar nga Isni Kilaj i cili gjendet në banesën e tij në Prishtinë se edhe atje janë duke u zhvilluar bastisjet nga EULEX-i.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit cak i bastisjeve të Prokurorisë Speciale kanë qenë ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Artan Behrami dhe Ismajl Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat