Mbrojtja e Thaçit i thotë dëshmitarit se ai e dinte që ushtria dhe policia serbe po i detyronte shqiptarët të largoheshin nga shtëpitë

Aktuale

Mbrojtja e Thaçit i thotë dëshmitarit se ai e dinte që ushtria dhe policia serbe po i detyronte shqiptarët të largoheshin nga shtëpitë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:02
Pregrad Dediq

 Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Pregrad Dediq, mbrojtja e Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, i tha dëshmitarit se ai e dinte se anë e mbanë Kosovës, policia dhe ushtria serbe po i detyronin shqiptarët që të largoheshin nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre.

“Ju e dini se anë e mbanë Kosovës, policia dhe ushtria serbe po i detyronte shqiptarët që të largoheshin nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Jo vetëm në Rahovec, a është kështu?”, pyeti Keohe.

Ndërsa, dëshmitari Dediq tha se e dinte vetëm për Rahovec dhe nuk i interesonte për vende të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E di. Unë di për Rahovecin, por jo për vendet e tjera. Unë isha pensionist dhe i moshuar dhe nuk më interesonin për vendet e tjera”, tha Dediq.

Ndërsa, për Rahovecin Dediq tha se është pjesërisht e saktë ajo së çfarë thoshte avokati Keohe.

“Është pjesërisht e saktë. Unë jetoja me një lagje me shqiptarët dhe shkonim shumë mirë. Përballë ishin shqiptarë dhe ata thanë se duhet të largohen nga Rahoveci dhe pastaj ushtria shkoi përpara autobusit dhe u tha se mund të ktheheni në shtëpi lirisht. Familja që jetonte pranë meje u kthye në shtëpi”, tha Dediq.

Dediq pohoi se në qershor të 1999-ës, ushtria serbe kishte shkuar në Rahovec dhe i kishte thënë popullsisë serbe që ata do të tërhiqeshin si rezultat i marrëveshjes së Kumanovës.

Pas kësaj, Dediq tha se kur u largua ushtria dhe policia serbe, shumë prej popullsisë civile u largua me ata.

“Po ashtu është, saktë. Gruaja ime nuk donte të largohej dhe unë nuk desha të largohem dhe kështu qëndruam aty, por një pjesë e popullsisë u largua bashkë me ushtrinë”, tha Dediq.

Dediq pohoi se popullsia serbe u largua për arsye se kishin frikë nga hakmarrja e shqiptarëve të Kosovës që do të ktheheshin në Rahovec.

“Po, kjo ka qenë arsyeja dhe ishte normale dhe sipas arsyetimit tim unë nuk i kisha bërë njeriu keq dhe vendosa të qëndroj”, tha Dediq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat