Ndërtimi i “ Rrugës A”/ Rrahmani: Puna nuk duhet të ndalet, përgjegjësit për dëmin të dalin para drejtësisë

Aktuale

Ndërtimi i “ Rrugës A”/ Rrahmani: Puna nuk duhet të ndalet, përgjegjësit për dëmin të dalin para drejtësisë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Eman Rrahmani

Gjykata Komerciale ka vendosur të pezullojë punët për ndërtimin e “Rrugës A” në Prishtinës.

Kryetari Përparim Rama, e konsideroi këtë vendim politik e për të cilin pretendoi se është marrë nga gjykatësja Vlora Pacolli, që sipas tij, është motra e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

E, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani po e mbështet përfundimin e këtij projekti.

Ai thotë që duhet të japin përgjegjësi nëse është bërë dëmi, mirëpo ndërtimi në atë rrugë nuk duhet të ndalohet.

“Rruga A është ndër rrugët më të rëndësishme për banorët të cilët atakohen në këtë zonë. Për shkak të gjendjes e cila është dhe ka qenë më shumë se 10 vite, mendoj që duhet të reflektojmë. Ajo se çfarë mund të them është që procesi gjyqësorë, aktakuza, akuza çfarëdo qofshin ato të cilat janë ngrit prej palëve të përfshira në këtë proces le të vazhdojnë, mirëpo të mos ndërpritet puna, cilido që e ka bërë dëmin, qoftë edhe kryetari, qoftë edhe drejtori, qoftë edhe kompania, le ta marr përgjegjësinë penale para institucioneve të drejtësisë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat