Berisha i PDK-së: Qeveria Kurti ta çojë mandatin deri në fund, të zhvishet komplet nga mashtrimi

Aktuale

Berisha i PDK-së: Qeveria Kurti ta çojë mandatin deri në fund, të zhvishet komplet nga mashtrimi

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Hisen Berisha

Hisen Berisha është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se Qeveria Kurti duhet ta çojë deri në fund mandatin e saj, për t`u zhveshur komplet siç thotë ai nga mashtrimet dhe gënjeshtrat.

“Mendoj që Qeveria duhet me përmbyll mandatin, të zhveshet komplet nga mashtrimet dhe gënjeshtrat. Ka ardh me kauza, si bashkimi kombëtar dhe jetë përrallore, u livduan me 8 miliardë euro investime, gjema një veper madhore të saj”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, korrupsioni në Qeverinë Kurti ka arritur kulmin.

“Kemi të bëjmë me hajni, si në energji elektrike, rezerva shtetërore. Korrupsioni arriti në kulmin më të madh në Kosovë e rajon”, tha deputeti Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat