​Privilegjohen serbët për targat, MPB me SMS fton qytetarët t’i konvertojnë në RKS

Aktuale

​Privilegjohen serbët për targat, MPB me SMS fton qytetarët t’i konvertojnë në RKS

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme përmes komunikimit elektronik (SMS) njofton qytetarët lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

Përkundër që kjo ministri ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me anë të SMS, duket se kjo ofertë vlen vetëm për qytetarët serbë.

“Qytetarë të nderuar, Sipas vendimit të Qeverisë R. Kosovës, regjistroni veturat me targa RKS deri më 1. 12.23, me lehtësira financiare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, në Ministrisë e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur për KosovaPress se për kënd vlen kjo ofertë, e cila është bërë edhe në numrat e telefonisë mobile për qytetarët në tërë vendin.

Po ashtu kjo Ministri përveç që nuk ka dhënë detaje për këtë fushatë të komunikimit elektronik me SMS, nuk kanë dhënë përgjigje po ashtu për privilegjet ndaj komunitetit serb dhe diskriminimin e qytetarëve tjerë në vend për regjistrimin e automjeteve.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të publikuar ditë më parë është thënë se të gjithë personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri me datë 1 dhjetor 2023, duke përfshirë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Po ashtu MPB thekson se bazuar në vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës të gjithë ata që janë të pajisur me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund të bëjë regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023, deri me 1 dhjetor 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat