Musliu – Shoshi ia lëshon Kurtit një fjalim të vitit 2011, ky e sugjeron që t’i gjejë të vitit 2006: Janë edhe ma t’forta

Aktuale

Musliu – Shoshi ia lëshon Kurtit një fjalim të vitit 2011, ky e sugjeron që t’i gjejë të vitit 2006: Janë edhe ma t’forta

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, gjatë fjalës së saj në kuvend e ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka bërë më 7 mars të vitit 2011 në kuvend.

Gjatë audios që Musliu – Shoshi e lëshoi në seancë, Kurti thoshte se nuk është problemi që bisedimet e paralajmëruar nuk kanë agjendë, por që agjenda e bisedimeve nuk është publike, duke aluduar se Kurti, tash si kryeministër po e mban të fshehtë draft-statutin për Asociacionin.

“Nuk do të ishte e mundur të thuhej që bisedimet nisin nesër, më 8 mars, sikur të mos dihej agjenda. Agjenda dihet, por nuk e dimë atë ne si qytetarë e si deputetë. Agjenda përcakton se cka është e negociueshme dhe cka është e panegociueshme”, ka thënë Kurti më 7 mars 2011, në audion e lëshuar nga Musliu – Shoshi.

Ndërsa, Kurti i replikoi deputetes së PDK-së, duke e sugjeruar që t’i gjej fjalimet e tij të viteve 2006 dhe 2007, pasi sipas tij, ato janë “hala më të forta”.

“Unë kam kundërshtuar edhe komunat mbi baza etnike që janë të Planit të Ahtisaarit, mirëpo kam marrë pjesë në zgjedhje në vitin 2010”.

“Kjo është trashëgimia juaj me të cilën mua më duhet të merrem, jo me dëshirë por me detyrë. Andaj, mos u ndal te fjalimet e vitit 2011, shiko ato 2006 dhe 2007, e pastaj e kupton krejt qysh është deshtë me qenë ndryshe arkitektura e shtet-ndërtimit demokratik dhe zhvillimi socioekonomik”, tha Kurti.

Më tej, Kurti i tha Musliu – Shoshit se i dëshiron “sukses në montimin e materialeve për filmin dokumentar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat