Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër

Aktuale

Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:53
Ilustrim

Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në Kosovë, me vendim të Qeverisë do të punojnë edhe neser, ditë e shtunë, raporton teve1.info

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, sipas së cilës ky vendim është marrë pas vazhdimit të afatit nga Qeveria e Kosovës për konvertim të targave ilegale në RKS.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore. Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat