Bekë Berisha – Kurtit: E mbërrite pushtetin, u ule në karrige edhe e pranove Zajednicën

Aktuale

Bekë Berisha – Kurtit: E mbërrite pushtetin, u ule në karrige edhe e pranove Zajednicën

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:04
Bekë Berisha

Deputeti Bekë Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës i është drejtuar Kurtit se aty është të iu tregojë që ka Zajednicë, e jo që nuk ka.

Tutje Berisha ka pyetur Kurtin se edhe sa faza duhet me i pas kjo Zajednicë me pranu.

“Kryeministër besoj që sot je ketu me na kallëxu që ka Zajednicë, e jo që s’ka Zajednicë. Edhe sa faza i ka ky pranimi, apo sa fragmente duhet me i pasë kjo Zajednicë me pranu ti.

Me zemër, teknike, histori, qysh janë këto? Ti mos i ndaj, mos bo hajgare se kjo është kogja serioze. Bile po më bën përshtypje, kur delshim në protesta, nuk jeni kanë ju (iu drejtohet deputetët të VV-së në Kuvend), tjerë janë kanë ata, kur gjujshin gurë, e mollotova – kogja ma mushin mendjen që përnjëmend e kanë punën e Zajednicës. Tash këtu që dy herë i shoh tu rreh shuplaka “Zajednica”.

Këqyre isha me një kolegë temin në kerr, përmes proteste tu kalu për planin e Ahtisart edhe po më vetë ai “qita fëmija që po piskasin çka kanë, cka po dojnë”, i thash “valla po dojnë pushtet sikur na”. Qe e mbërrijte pushtetin, u ule në atë karrige edhe e pranove Zajednicën:, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat