Ndalesa ndaj Nexhat Krasniqit për të hyrë në ShBA, reagon Jeffrey Hovenier

Aktuale

Ndalesa ndaj Nexhat Krasniqit për të hyrë në ShBA, reagon Jeffrey Hovenier

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:12
Jeffrey Hovenier,

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas njoftimit se i është ndaluar hyrja në ShBA, Nexhat Krasniqit.

Hovenier në platformën X ka shkruar se ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Nexhat Krasniqi ka qenë drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat