​Kastrati-Konjufcës: Thuaju të mos ulërijnë se nuk janë në ahur

Aktuale

​Kastrati-Konjufcës: Thuaju të mos ulërijnë se nuk janë në ahur

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:27
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati gjatë deklarimit të tij i kërkoi kryeparlamentarit Glauk Konjufca t’ua tërheqë vërejtjen deputetëve të shumicës parlamentare, duke i thënë “ju lutem, u thuaj të mos ulërijnë, se nuk janë në ahur këta”.

Gjatë seancës së sotme plenare, ku është ftuar kryeministri Albin Kurti për raportim nga takimi i fundit në Bruksel, deputeti Kastrati kritikoi shefin e ekzekutivit ku tha se i njëjti nuk ka pronësi në draft-statutin e asociacionit.

Kastrati-Konjufcës: Thuaju të mos ulërijnë se nuk janë në ahur

“Dhe the më herët ata e kishin shkruar, për këtë draftin që po thua që nuk e kam pranuar. Kryetar ju lutem ju thua të mos ulërijnë se nuk janë në ahur këta.

Konjufca: Kujdes me fjalorin ju lutem.

Kastrati: Kjo tregon që ata e paskan shkruar dhe ti nuk e ke jep asnjë kontribut, asnjë germë nuk e qit aty. Do të thotë ti nuk ke pronësi. Kur ka pasur ekipe në Rambuje, ka pasur pronësi, kanë kontribuar këta tonët me ekspertizë për të shkruar aty dokumentin, kanë kontribuar në dokumentin e Vjenës për të shkruar dokument. Por këtu të shfajësoj, sepse kur e ke në ekip Bislimin dhe Gërvallën, vështirë është me qit ndonjë germë apo shkronjë aty në atë dokument. Në ata dy tipa duhet të gërmosh goxha thellë në trurin e tyre për të gjetur diçka të zgjuar apo të mençme”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat