Gazmend Halilaj i reagon ashpër Bekim Haxhiut pas deklaratës për Hashim Thaçin, “godet” ish-presidentin

Aktuale

Gazmend Halilaj i reagon ashpër Bekim Haxhiut pas deklaratës për Hashim Thaçin, “godet” ish-presidentin

Nga: A.Zh Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:29
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, i ka reaguar deputetit nga Partia Demokratike e Kosovës Bekim Haxhiu, i cili ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi, po sakrifikohet pranë Gjykatës Speciale për ta mbrojtë Kosovën.

Avokati këtë pretendim të Haxhiut e ka quajtur “rrenë”, duke thënë se ish-presidenti dhe rrethi i tij, nuk kanë bërë as sakrificën më të vogël për vendin, përcjell Bota sot.

Sipas Halilajt, Thaçi po ballafaqohet për veprimet kriminale të tij.

Reagimi i plotë i Halilajt në Facebook:

Ngoni miq:

Deputeti Bekim Haxhiu e lëshoi një farë rrene, kinse ish-presidenti Thaçi, po sakrifikohet pranë Gjykatës Speciale për ta mbrojtë Kosovën.

Të dashur miq - ndër breza Hashim Thaçi dhe gjithë rrethi tij, e as ata që kanë udhëtuar me të, nuk kanë derdhë një pikë gjak e as nuk kanë bërë as sakrificën më të vogël për Kosovën.

Hashim Thaçi - po ballafaqohet për veprimet kriminale të tij, si urdhërdhënës kryesor i vrasjeve dhe zhdukjes të njerëzve me të ndershëm.

Gjykata Speciale po sjellë dritë për viktimat dhe të mbijetuarit.

Qofshin të mallkuar ata që morën jetën e të madhit Haki Imeri, Smajl Hajdari, hetuesit Hajdar Ahmeti, Besim Dajaku, etj etj.

Miq, ne nuk ndalemi në zbardhjen e këtyre vrasjeve, sepse e kemi obligim njerëzor...

Qofshi me shëndet miq...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat