Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Aktuale

Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Është mbajtur ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ceremoninë e përurimit u shpreh se sot është një çast vendimtar për hekurudhën.

“Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë. So po përurojmë rindërtimin e linjës 10 që bën lidhjen e Hanit të Elezit dhe Fushë Kosovës. Po hapim dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra, dhe tjetri me gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht”, tha ai.

Kurti foli edhe për vlerën e investimeve të këtyre projekteve.

“Mbi 164 milionë euro është vlera e investimeve në këtë segment. Nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në Fushë Kosovë. Mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë të kryejmë segmentin e mbetur nga Fushë Kosova në Mitrovicë, dhe nga Mitrovica në kufirin verior”, theksoi ai.

Kryeministri tha se hekurudhat bëjnë lidhjen me Rajon dhe Evropën.

Gjithashtu, ai tha se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ndërtimit të hekurudhave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat