Raportimet e shumta për të dhe Vuçiqin, Fahri Musliu vjen me reagimin e fundit

Aktuale

Raportimet e shumta për të dhe Vuçiqin, Fahri Musliu vjen me reagimin e fundit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 16:04
Fahri Musliu

Emri i gazetarit shqiptar në pension, Fahri Musliu, ka disa ditë që zë vend në mediat në Serbi e Kosovë për shkak të ngjajshmërisë që ka me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Vetë Musliu ka mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë babai i presidentit serb dhe ka sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë pasur vetëm shoqëri.

GJithë raportimet kanë nxitur edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të dalë në një adresim bashkë me babain e tij, Angjelkon, si kundërpërgjigje për gjithë pretendimet e hedhura në media.

Ndërsa sot ka bërë një reagim në profilin e tij edhe gazetari veteran, Fahri Musliu, duke thënë se njerëzit që merren me jetën e të tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje , s’kanë edukatë dhe as identitet personal.

“Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme,  trillime e shpifje –  dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën,  edukatë, kulturë e as  identitet personal. Ata janë të mjer dhe për keqardhje”, ka shkruar Musliu.

Image
Screenshot nga profili i Fahri Musliut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat