Zëvendësi i Haxhiut sulmon Kushtetuesen: Po e cenoni demokracinë përfaqësuese me vonesa pa arsye

Aktuale

Zëvendësi i Haxhiut sulmon Kushtetuesen: Po e cenoni demokracinë përfaqësuese me vonesa pa arsye

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:51
Blerim Sallahu dhe Albulena Haxhiu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka zgjedhur këtë të shtune për të kritikuar e sulmuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, meqë sipas tij ata janë duke e vonuar shumë dhe pa arsye vlerësimin e kushtetutshmërisë së projektligjeve dhe akteve të tjera të miratuara në Kuvend.

Sipas Sallahut, Kushtetuesja po e cënon demokracinë përfaqësuese dhe funksionin kushtetues legjislativ.

“Vonesa e tejzgjatur dhe e paarsyeshme e Gjykatës Kushtetuese në vlerësim të kushtetutshmërisë të projektligjeve dhe akteve tjera të miratuara në Kuvendin e Kosovës është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ të këtij institucioni kushtetues”, ka shkruar Sallahu.

Sipas tij, kjo sjellje e Kushtetueses “është joligjore” dhe “godet në thelb politikat ligjore” të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Postimi i plotë

Vonesa e tejzgjatur dhe e paarsyeshme e Gjykatës Kushtetuese në vlerësim të kushtetutshmërisë të projektligjeve dhe akteve tjera të miratuara në Kuvendin e Kosovës është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ të këtij institucioni kushtetues.

Jo pa shkak, në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë vendosur afate nga Kuvendi i Kosovës se kur duhet të përfundojë vlerësimi i kushtetutshmërisë së një akti të miratur në Kuvendin e Kosovës. Pra, krejt kjo është bërë për të moscenuar organizimin, funksionet dhe kompetencat kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.

Afati i vetëm i respektuar nga Gjykata Kushtetuese në shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit është afati joligjor.

Për më tepër, kjo sjellje joligjore e Gjykatës Kushtetuese godet në thelb politikat ligjore të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe funksionet e tyre kushetuese në përmbushjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat