I kërkoi Fahri Musliut e Vuҫiqit të bëjnë ADN-në, Halil Matoshi ka një kërkesë nga Presidentja Osmani për këshilltarin e saj

Aktuale

I kërkoi Fahri Musliut e Vuҫiqit të bëjnë ADN-në, Halil Matoshi ka një kërkesë nga Presidentja Osmani për këshilltarin e saj

Nga: H.O. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 23:17
Aleksandar Vuçiq/ Fahri Musliu

Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela në një shkrim të bërë sot me tallje ka kërkuar që Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Fahri Musliu, duke pretenduar se janë babë e bir.

Lidhur me këtë shkrim të tij, ka reaguar analisti Halil Matoshi. Ai madje ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani që të shkarkoj Blerim Velën.

Matoshi madje flet për Fahri Musliun dhe familjen e tij, duke thënë se ka familje e prestigj shoqëror.

Ndërkaq Velën e ka quajtur si fundërrinë.

Postimi i plotë:

Presidente shkarkoe Velen tash!

1.

Me pasë Kosova Presidente normale, për 15 minuta âsht dashtë me e shkarku Blerim Velën, por shteti po identifikohet me vulgus-in dhe vulgaren si diskurs.

Populli ka ardhë në pushtet!

2.

Fahri Musliun e njoh ka 40-vjet. Gazetar e publicist me integritet i brezit të “Rilindjës”. Ai ka nji familje e prestigj shoqnor por nuk ka nji instancë në shtet që e mbron nga përgojimet idiote të pushtetit.

Nëse pushtetit i lejohet me denigru qytetarin Musliu dhe familjën e tij, mue më lejohet me konstatu se këshilltari i Presidentes âsht nji fundërrinë.

Dhe mas kësaj, nëse Presidentja Osmani nuk reagon me shkarkimin e tij dhe kërkimfalje familjës Musliu dhe qytetarëve kosovarë për ofendimin, atëherë ajo dëshmon se nuk âsht udhëheqëse e vulgus-it por vulgariteti vet!

P. S.

Shefi i stafit të Presidentes Vela ka shkru serbisht: “Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat