Dodik “kërcënoi” me Serbinë e Madhe, Von Cramon: Kufijtë janë të paprekshëm

Aktuale

Dodik “kërcënoi” me Serbinë e Madhe, Von Cramon: Kufijtë janë të paprekshëm

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Milorad Dodik dhe Viola Von Cramon

Kreu i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili njihet për retorikë nacionaliste ka vazhduar te provokoj me deklarata kontraverse.

Dodiku, deklaroi se në këtë shekull duhet të jetë një shtet i madh serb, që përfshinë Kosovën dhe Malin e Zi në të.

Në përpjekje që të zbusë gjuhën kërcënuese, ai tha tutje se kjo ide duhet të formësohet me mjete paqësore dhe jo me luftë.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, vlerëson se këto deklarata te Dodikut janë rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj dhe ka kërkuar një reagim të fuqishëm nga blloku evropian.

“Integriteti territorial dhe paprekshmëria e kufijve janë parimet kryesore për paqen e qëndrueshme edhe në Ballkanin Perëndimor. Tani, pothuajse nuk ka asnjë ditë të vetme kur Milorad Dodik të mos ketë sulmuar dhe provokuar integritetin territorial të shteteve fqinje të Bosnje dhe Hercegovinës. Të gjitha deklaratat dhe kërcënimet e tij të neveritshme nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa ai testonte kufijtë. Në një moment, do t’i duhet një reagim i qartë nga pala udhëheqëse e BE-së ndaj kësaj shkeljeje të përhershme të parimeve themelore. Tani është koha për një mesazh të vendosur”, ka thënë ajo.

Kurse, profesori nga John Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se Beogradi akoma dëshiron të ketë hegjemoni politike mbi shtetet fqinje.

Sipas tij idetë për një Serbi të madhe akoma nuk kanë vdekur.

“Ai po shtyn për Serbinë e Madhe, e cila natyrisht do të shkaktonte destabilitet dhe ndoshta luftë me fqinjët. Serbia dëshiron të paktën të gjithë territorin në të cilin jetojnë serbët në shtetet fqinje. Në rast të dështimit të kësaj, Beogradi dëshiron hegjemoninë politike mbi ta. Kjo është e papranueshme për fqinjët, për BE dhe për SHBA”, ka thënë Serëer.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka vënë sanksione Millorad Dodikut, si përgjegjës apo bashkëpunëtor, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat