Dedaj: 90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës s’kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën

Aktuale

Dedaj: 90 % të deklaratave që i kam dhënë pas luftës s’kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 12:37
gjer

Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij  në gjykimin ndaj Thacit dhe të tjerëve ka thënë se 90 për qind të deklaratave që i ka dhënë pas luftës nuk ka qenë normal dhe në gjendje që ta thotë të vërtetën.

Sipas Dedajt, kjo ka ndodhur për shkak të momentit dhe gjendjes në të cilën ka qenë në kohën kur është marrë në pyetje. Po ashtu, ai specifikoi që nuk iu kujtohet nëse ka dhënë ndonjë betim për deklaratat pranë ZPS-së, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

“Nuk me kujtohet që me ka pyet kush për betim dhe as që e kam dhënë asnjë betim. Aty ku është nënshkrimi im edhe me u rrotullu bota e them që është nënshkrimi im dhe nuk e mohoi me asnjë çmim. Mirëpo, edhe njëherë po e përsëris, momenti, gjendja, zhvillimet, situata familjare, personle, qe jam marrë në pyetje, 90 për qind të deklaratave që i kam dhënë pas luftës nuk kam qenë normal dhe në gjendje me e thënë të vërtetën. por, tash jam i gatshëm me u ballafaqu me çdo gjë, sikur që kam qenë i gatshëm sikur çdo ditë që e kam qit në tavolinë-tryezë jetën time për me dhënë për lirinë e Kosovës”, tha Dedaj.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtria më e pastër.

“Jeta jonë nuk ka vlerë, edhe sot që jam këtu thash jam kufomë dhe nuk kam as një vlerë dhe në fakt nuk e di pse jam gjallë, as nuk ligshtona dhe jam shumë i guximshme sepse jam i përgatitur dhe kam qenë i përgatitur për çdo sakrificë dhe me e dhanë jetën, mirëpo asnjëherë, asnjëherë dhe asnjëherë domethënë t’a etiketojë dhe njollosë ushtrinë titanike, ushtare dhe heroike që është ushtria ndër më të pastër në luftra botënore është ushtria e Kosovës”, tha Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat