Përmendi presidenten Osmani në Hagë, Dedajt i vjen reagimi i ashpër nga Kupina: Jemi ende në pritje të drejtësisë!

Aktuale

Përmendi presidenten Osmani në Hagë, Dedajt i vjen reagimi i ashpër nga Kupina: Jemi ende në pritje të drejtësisë!

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar ashpër ndaj Gjergj Dedajt lidhur me deklaratën e tij për presindenten gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

Kupina tha se Dedaj ka zgjedhur Specialen për të përhapur gënjeshtra ndaj Osmanit, duke përdor fjalë të njëjta sikur Serbia.

Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj. Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s'e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra”, shkroi ndër të tjera Kupina, përcjell “Bota sot”.

Madje, ai përmendi edhe kërcënimet që Dedaj ia kishte bërë publikisht presidentes dhe familjes së saj.

Postimi i plotë

Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me Presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia. Presidentja Osmani nuk është "e ashtuquajtur", siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës.

Ti e di këtë, por s'të pëlqen ky fakt. Prandaj, sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve.

Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj. Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s'e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra!

Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat