Gecaj i reagon Dedajt: LDK nuk ka pasur mundësi assesi ta shikonte UÇK-në “me drojë dhe me shumë shqetësim”

Aktuale

Gecaj i reagon Dedajt: LDK nuk ka pasur mundësi assesi ta shikonte UÇK-në “me drojë dhe me shumë shqetësim”

Nga: M.L. Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:23
Në foto, vëllai i Bajram Gecajt, Sami Gecaj

Anëtari i LDK-së dhe ish zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së Gjergj Dedajt në lidhje me opinionin që kishin për UÇK-në partitë politike në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Gecaj shkroi se përgjithësimi “partitë politike” është i padrejtë.

Ai mori shembull, degën e LDK-së në Britani të Madhe, që siç tha me gjithë kapacitetin tonë politik, njerëzor e financiar e kishim drejtuar atëherë në përkrahje të luftës dhe të UÇK-së.

Postimi i plotë:

U tha sot se “... partitë politike në Prishtinë e kanë shiku me droje dhe me shumë shqetësim shfaqjen e UÇK-së ...”

Përgjithësimi “partitë politike” nuk është aspak i saktë, sepse po flitet për një koncept mjaft të gjerë. Unë me kompetencë të plotë flas për vete dhe për Degën e LDK-së në Britani të Madhe: të gjithë kapacitetin tonë politik, njerëzor e financiar e kishim drejtuar atëherë në përkrahje të luftës dhe të UÇK-së, dhe për këtë Presidentin Rugova e kishim informuar në detaje dhe në vazhdimësi. Luftëtarët e UÇK-së kanë qenë pjesa më vitale e popullit, pjesa më e madhe e të cilëve, ashtu siç edhe tanimë u deklaruan në Hagë, kanë qenë anëtarë të LDK-së. Andaj LDK nuk ka pasur mundësi assesi ta shikonte UÇK-në “me drojë dhe me shumë shqetësim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat