”Trepça” suspendon edhe gjashtë minatorë grevistë

Aktuale

”Trepça” suspendon edhe gjashtë minatorë grevistë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:35
Minatori i Trepçës

Gjashtë minatorë grevistë janë suspenduar nga gjiganti metalurgjik ”Trepça”.

Këtë e konfirmon një dokument zyrtar të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Ditë më parë menaxhmenti i Trepçës, suspendoi edhe katër punonjës të tjerë të saj me një arsyetim tjetër.

Në marrëveshjen mes minatorëve dhe ndërmjetësuesve ishte shfuqizimi i vendimeve për suspendim gjatë grevës.

Megjithatë të njëjtit persona të të dyja vendimeve, nuk janë lejuar sot të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat