Krasniqi, Abdixhiku e politikanë të tjerë kërcënohen nga terroristët serbë, a ka edhe nga Vetëvendosja, flasin deputetët e kësaj partie

Aktuale

Krasniqi, Abdixhiku e politikanë të tjerë kërcënohen nga terroristët serbë, a ka edhe nga Vetëvendosja, flasin deputetët e kësaj partie

Nga: H.Orana Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 21:53
Vetevendosje/ Arkiv

Sot u bë e ditur se një grup terroristësh serbë kanë kërcënuar disa politikanë të Kosovës, dhe për këtë arsye Policia e Kosovës i ka marrë në mbrojtje.

Deri më tani bëhet e ditur se policia ka marrë në mbrojtje Lumir Abdixhikun, Memli Krasniqin dhe disa politikanë të tjerë.

Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë deklaruar për këto kërcënime.

Kështu deputeti Enver Dugolli, njëherit edhe anëtar në Komisionin e Sigurisë thotë për ‘Bota sot’ se, mekanizmat e drejtësisë marrin masa mbrojtëse ndaj secilit qytetar që i rrezikohet jeta.

Image
Enver Dugolli

Mekanizmat e sigurisë ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj cilitdo qytetar apo politikan nëse vlerësohet se ka indikacione serioze për ndonjë kërcim apo rrezik për jetën e tij apo të saj”, thotë ai.

Sa i përket rastet, deputeti Dugolli thotë se nuk ka informacione dhe se nuk lejohen asnjë lloj kërcënimi për asnjë lloj qëllimi.

“Për rastin që apostrofuat nuk kam ndonjë informacion më shumë se sa këto që dolën në publik dhe uroj që të mos jet diçka shumë serioze. Natyrisht, ne jemi shoqëri dhe shtet demokratik prandaj nuk lejohet asnjë lloj kërcënimi për asnjë lloj qëllimi dhe këtë vlerë demokratike të një shoqërie të lirë duhet mbrojtur me mekanizma të lejuara ligjore”, thekson Dugolli për “Bota sot”.

Image
Mefail Bajqinovci

Ndërkaq depueti tjetër, Mefail Bajqinovci thotë se nuk ka informacione rreth kësaj ҫështje, ndërsa është policia që e vlerëson këtë.

“Nuk jam i informuar për këto kërcënime. Policia është institucioni i cili e vlerëson këtë ҫështje”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat