Dedaj, gjykatës: Po i hapni plagët e Kosovës, po e pengoni procesin e pajtimit

Aktuale

Dedaj, gjykatës: Po i hapni plagët e Kosovës, po e pengoni procesin e pajtimit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:12
Gjergj Dedaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vazhduar dëshminë Gjergj Dedaj, i cili është dëshmitari i 33-të në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë seancës atij iu lexua edhe dëshmia që kishte dhënë në maj të 2014, derisa në të përmendet një takim i tij me Thaçin.

“Me Hashim Thaçin jemi përshëndet burrnisht sikur që duhet dhe tjerat nuk më kujtohen, edhe unë nga këto deklarata me letrën që ju kam dërguar vitin e kaluar jam distancuar komplet sepse ka qenë deklarata në gjendjen time të rëndë… procesin e rivarrimeve ndoshta, edhe kam pasë idhnim, idhnime kam pasë shumë të mëdha. Për ju e pabesueshme ndoshta edhe ekzagjeruese, të tepërta dhe nga këto të gjitha jam distancuar”, ka thënë Dedaj në gjykatore.

“Tash ju po më riktheni prap në këto, po i hapni plagët e Kosovës dhe plagët e mia, po e pengoni procesin e pajtimit dhe të faljes”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat